Studim: Një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojë depresionin

379

Një studim ka gjetur se një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojnë depresionin. Ky është studimi më i madh që është bërë ndonjëherë në llojin e tij. Në të u përfshinë më shumë se 30 mijë të rritur, ku u gjet se ata që nuk praktikojnë ushtrime fizike kanë 44 për qind më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që bënin ushtrime fizike dy ose tre herë në javë.

Kërkimi, i publikuar në American Journal of Psichiatry, tregoi gjithashtu se 12 për qind e rasteve me depresion mund të ishin parandaluar duke bërë rregullisht ushtrime fizike për një kohë të shkurtër.

Autori kryesor i këtij studimi, profesori i asociuar Samuel Harvey, tha: “E dimë prej kohësh se ushtrimet fizike luajnë një rol në trajtimin e simptomave të depresionit. Por kjo është hera e parë që kemi përcaktuar potencialin parandalues të aktivitetit fizik në reduktimin e nivelit të depresionit”.

“Përfundimet janë emocionuese, pasi tregojë se edhe një kohë e shkurtër ushtrimesh fizike, një orë në javë, mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depsesionit”.

Një grup kërkuesish, të drejtuar nga Black Dog Institute, me seli në Australi, mori në studim 33,908 të rritur norvegjezë, tek të cilët niveli i ushtrimeve fizike dhe simptomat e depresionit dhe ankthit u monitoruan përgjatë 11 viteve.

Një grupi të shëndetshëm pjesëmarrësish iu kërkua të raportonin se sa shpesh bënin ushtrime fizike, intensitetin e tyre.

Në një fazë të mëtejshme ata përpiluan një raport që tregonte ndonjë periudhë ankthi apo depresioni.

Burimi: Revista Monitor