Studimi: Si truri riciklon neuronet për të lexuar

40

Truri i njeriut nuk ka pasur ende kohë për të zhvilluar një zonë të dedikuar posaçërisht për leximin.

Për të njohur shkronjat dhe fjalët ai ripërdor neuronet që kanë evoluar që nga kohërat antike për të ripunuar llojet e tjera të stimujve vizualë.

Kjo u zbulua nga studiuesit nga Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara (SISSA) të Triestes dhe u botua në “Current Biology”.

“Gjuha e shkruar është shpikur rreth 5 000 vjet më parë, por nuk ka pasur kohë të mjaftueshme në terma evolucionarë për të zhvilluar një sistem ad hoc”, shpjegojnë studiuesit Yamil Vidal dhe Davide Crepaldi.

“Sidoqoftë, tek të rriturit një pjesë e korteksit duket se është i specializuar në lexim: kur kemi një tekst para syve tanë, një pjesë specifike e trurit, gyrusi i majtë fusiform, aktivizohet për të kryer detyrën. E njëjta zonë përfshihet në njohjen vizuale të objekteve, dhe në veçanti të fytyrave”, thonë ata.

Për të provuar këtë hipotezë, studiuesit kërkuan nga disa vullnetarë të vëzhgonin simbole dhe imazhe të ndryshme: disa ishin të ngjashme me fjalët e shkurtra të përbëra nga shkronja treshe, ndërsa të tjerët ishin objekte 3D dhe të tjerët ishin imazhe abstrakte.

Në të gjitha rastet, pjesëmarrësit mësuan të njohin stimujt e rinj vizualë duke njohur karakteristikat themelore (të tilla si forma, madhësia dhe struktura) dhe madje edhe disa të dhëna statistikore.

Prandaj do të ishte ky sistem njohjeje që do të na bënte të zhyteshim te procesi i të lexuarit.

Një zbulim i rëndësishëm jo vetëm për njohjen e trurit tonë, por edhe për trajnimin e inteligjencës artificiale.