Të ardhurat doganore rritje me 3.1 miliardë lekë gjatë majit

2

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Administrata Doganore në muajin maj arritën 19.6 miliardë lekë ose 100 % të parashikimit.

DPD thekson se kjo shifër është një rekord i ri i Administratës Doganore pasi një vit parë është mundur të realizohet vetëm gjatë muajit korrik, në kulmin e fluksit të turizmit.

Krahasuar me majin e 2022-shit, janë realizuar rreth 1.4 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me muajin prill 2023 janë realizuar 3.1 miliardë lekë më shumë.

/ata.gov.al