Kryhet operacioni i vështirë në zemër tek 2-vjeçari

3

Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është kryer në zemër tek një fëmijë 2 vjeç, në QSUT nga ekipi multidisiplinar i mjekëve.

Sipas mjekut kirurg Prof. Altin Veshti, operacioni u krye pa hapje të kraharorit, u korigjua një difekt shumë i madh me teknikë mini- invazive, e cila lejon kalimin ne repart shumë shpejtë dhe ul ditë qendrimin në spital. Veshti nënvizoi se 2 vjeçari aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne nuk iu hapim më gjoksin këtyre fëmijëve ka vetëm një prerje 3 cm dhe nga këtu i kam korigjuar difektin në zemër, pra hynë vetëm dy instrumentë që nuk arrinë dot të hynë. Ky është një fëmijë i shëruar, kishte një difekt në zemer, është operuar në kohë sepse duhen operuar në moshë preshkollore, fëmija është 2 vjeç dhe është kthyer në gjendje normale. Bashkëpunimi që ne kemi me reanimacionin e pediatrisë duhet të bëhet model i bashkëpunimit në të gjithë QSUT”, – tha mjeku kirurg Prof. Altin Veshti.

Operacioni u krye nga ekipi i Kardiokirurgjisë me Prof. Altin Veshti, Prof.Arben Baboçi, Prof. Asoc. Saimir Kuçi, Prof Asoc. Alfred Ibrahimi, Dr. Fatjon Hamiti, dhe infermieret: Majlinda Malaj, Ortenca Likaj, Ermelinda Palushi, Neranxa Elezi.

/ata.gov.al