Të ardhurat nga akciza, 31.9 miliardë lekë

2

Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti llogariten 31.9 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga akciza janë 2.8 miliardë lekë ose 9.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 529 milionë ose 1.6% më pak se plani i akcizës për 6 mujorin 2023.

Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskalë, ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza dha rritja e importit të karburantit dhe cigareve.

Nga akciza për vitin 2023 programohen 59 miliardë lekë.

/ata.gov.al