Ekonomia performon pozitivisht/ Çelen mbi 8.700 biznese të reja në 7 muaj

17

Ekonomia shqiptare ka përformuar pozitivisht gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, jo vetëm në kahun e rritjes së të ardhurave por edhe sa i takon aktivitetit të bizneseve.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave përgjatë periudhës Jana-Korrik 2022 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 11.376 subjekte të reja dhe janë çregjistruar 2629. Numri i regjistrimeve është më i lartë dhe ai i subjekteve që kanë ulur qepenat është më i ulët se një vit më parë.

TV Scan shkruan se përgjatë kësaja periudhe janë hapur në total 8747  biznese neto, nga 7501 të tilla që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 1246 biznese më shumë. Po të marrim në konsideratë situatën në të cilën ndodhet vendi, kur çmimet e produkteve dhe të shërbimeve si edhe kostot për bizneset janë rritur së tepërmi, duket se nuk është vënë re një stepje në drejtim të iniciatvave të reja të vetëpunësimit.