Porti i Sarandës, Porta hyrëse e 133 923 udhëtarëve në 7 muaj

6

Plazhet mahnitëse, uji i kristaltë dhe monumentet arkeologjike dhe natyrore të Sarandës tërheqin një numër të lartë turistësh vendas e të huaj.

Një nga pikat kryesore të hyrjes për në Sarandë është porti, i cili gjatë këtij viti ka përpunuar një numër të lartë udhëtarësh.

Drejtori i Portit të Sarandës, Alket Qendro tha sot për ATSH-në se “për 7 mujorin e parë të  këtij viti 64% është rritja e përpunimit të pasagjerëve në port, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Në Portin e Sarandës kanë mbërritur 133 923 pasagjerë të huaj dhe shqiptarë si dhe kanë dalë nga porti në drejtim të Korfuzit 127 054 pasagjerë.

Ndërsa muaji korrik ka vijuar me rritje përtej parashikimeve duke pasur një fluks të lartë hyrje të pasagjerëve.

Rreth 126 008 udhëtarë kanë hyrë e kanë dalë në port gjatë korrikut, ku konkretisht 65 347 udhëtarë kanë hyrë në Sarandë dhe 60661 kanë dalë prej saj.

Çdo ditë 7 në port përpunohen 4500 udhëtarë.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

/ata.gov.al