Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë në 6 vjet

65

Paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një shtysë e madhe ekonomike për familjet shqiptare. Ato kanë shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, duke prekur shifra rekord.

Sipas Bankës së Shqipërisë, remitancat arritën në 670 milionë euro në vitin 2018, duke u rritur me 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë që nga viti 2012, teksa një vit më pas në 2013, prurjet e emigrantëve arritën në nivelin më të ulët që pas viteve ’90, duke zbritur në 545 milionë euro. Rënia e tyre ishte e pritshme, pas maturimi të ciklit të emigracionit, ku individët që kanë ikur (fluksi më i madh ishte mes viteve 1990 dhe 2000), pas 10-15 vitesh krijojnë familjet e tyre dhe fillojnë e shkëpusin lidhjet me vendin mëmë.

Por, pas vitit 2013, prurjet e emigrantëve filluan të rriten sërish, për të arritur në 2018-n, ku rritja në vlerë absolute ishte rreth 34 milionë euro, më e larta e gjashtë viteve të fundit.