Të kesh 55 kg mjaltë në dhomë dhe të mos e dish!

143

Rreth 40 mijë bletë kishin zënë vend në tavanin e një dhome në një hotel privat. Kolonia masive u rrit në hapësirën mes dy kateve dhe punëtorët arritën të nxirrnin rreth 55 kg mjaltë.

Pamjet e filmuara në Brighton tregojnë ekspertin Adam Strawson në një proces të pastrimit të bletëve, të cilat u zhvendosën në një zgjua të sigurtë dhe të pastër.

Kolonia mendohet të ketë qenë aty që prej verës së vitit 2017 dhe u zbulua nga pronari i hotelit pasi një student u largua.

“Unë isha i habitur nga vendi i madh që kishin zënë. Në vizitën tonë fillestare prisnim që kolonia të ishte relativisht e vogël, por në fakt mbulonin një sipërfaqe prej rreth 30 centimetrash katrorë”, tha eksperti i bletëve.

Procesi për largimin e tyre ndodhi me 17 shtator dhe zgjati rreth tetë orë.