Kurora e gjelbër e Shkodrës, pyllëzohet Ballkoni i Bunës

211

Shkodra do të ketë kurorën e saj të gjelbër. Pas disa vitesh përpjekjesh pa sukses, këtë herë fidanët e mbjellë muaj më parë në Ballkonin e Bunës, gjatë fushatës së pyllëzimit të vitit të kaluar, janë lidhur me tokën e po rriten

Tashmë zona po kthehet në një vend ideal për t’u vizituar dhe për të shijuar gjelbërimin në natyrë, si nga vendasit ashtu dhe nga turistët e huaj.

Mbjellja e pemëve në Ballkonin e Bunës bën të mundur dhe mbrojtjen e lumit Buna dhe gjithashtu e kthen zonën në atraksion turistik.

Lumi i Bunës ka një gjatësi prej 44 kilometrash dhe ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit shqiptaro-malazez. Ky lumë buron nga liqeni i Shkodrës, fare pranë qytetit të Shkodrës ndërmjet kodrës së Kalasë së Rozafës dhe Malit të Taraboshit.