Të papunët do kenë mundësi të ndjekin kurse profesionale kundrejt pagesës

185

Për të gjithë të papunët që nuk kanë kualifikimin e duhur profesional për një vend pune, do kenë mundësi të ndjekin kurse profesionale kundrejt pagesës.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit njofton të gjithë punëkërkuesit që janë regjistruar në zyrat e punës, se do t’i nënshtrohen kurseve profesionale me qëllim rikualifikimi për të patur më shumë mundësi për të gjetur një punë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit janë rreth 76 mije punëkërkues që do t’i nënshtrohen me detyrim rikualifikimit në kurse profesionale.

Ndërkohë bëhet me dije se gjatë periudhës së ndjekjes së kurseve, kjo kategori do të ketë edhe një tjetër përfitim, atë të pagesës.