Panairi i mjaltit në Librazhd, 160 fermerë prezantojnë produktet e zonës

173

Rrethi i Librazhdit është një ndër prodhuesit më të mëdhenj, por edhe më cilësor i mjaltit në vend. Janë 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.

Për të dytin vit me radhë Bashkia e Librazhdit organizon “Panairin e Mjaltit” ku këtë vit morën pjesë 160 fermerë duke sjellë jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës.

Duke nisur që nga Parku Kombëtar i Shebenikut e deri në Sopot, zona është e virgjër dhe e pasur me bimësi ç’ka i siguron bletës ushqim të pastër dhe për pasojë mjaltë cilësor.