Testi i patentës, hiqen 1000 pyetje problematike

143

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si ngatërrestare.

Gjithashtu, ky dikaster bën me dije se 1500 pyetje të tjera janë korrigjuar, pasi kishin në përmbajtje të tyre gabime drejtshkrimore apo edhe fjalë tepër. Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike.

Një tjetër risi në drejtim të testimit për pajisje me leje drejtim lidhet me monitorimin live të të gjithë procesit në 13 drejtoritë rajonale.

Paralelisht, aplikantët mund të ushtrohen edhe online, në faqen zyrtare të institucionit për testimin teorik, një shërbim që deri më tani nuk ishte i mundur.