”Tirana Public Transport”, aplikacioni më i ri për banorët e kryeqytetit

193

Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

Me moton që programuesit duhet të bëjnë diçka të mirë edhe për komunitetin, Akili u ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës me aplikacionin më të ri, Tirana Public Transport që tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve.
Por jo vetëm kaq, aplikacioni që shkarkohet fare lehtë në App store, pa kosto apo humbje kohe, të çon në destinacionin që dëshiron, mjafton të shënosh rrugën ku je dhe atje ku do të shkosh.

 

Synimi i Akilit është që ky shërbim të mundësohet edhe për transportin ndërqytetas, jo vetëm për atë brenda Tiranës. Por fillimisht, duhet të përmbushen disa hallka që mungojnë në aplikacion për 300 përdoruesit që janë deri më tani.