Shpërndahen tekste mësimore për shqiptarët e diasporës në SHBA

142

Sot janë shpërndarë 3800 tekste mësimore të gjuhës shqipe për t’u ardhur në ndihmë komunitetit shqiptar dhe mësuesve të diasporës në SHBA.

Tekstet janë shperndare per një grup mësuesish, nxënësish dhe prindërish të shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit, dhe Konektikatit, nga ministria e jashtme

Qemal Zyla, i cili drejton tre shkolla shqipe prej 10 vitesh e quan një ndihmë të madhe tekstet mësimore, duke zgjidhur kështu një problem akut, siç është ai i mungesës së teksteve shqipe.