Tiranë, çelet një strehë e re sociale për njerëzit në situatë rruge

125

Në një kohë kur temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, personat që jetojnë në situatë rruge ose kanë nevojë për sistemim emergjent kanë nga sot një strehë të ngrohtë.

Bashkia e Tiranës çeli sot strehën e re, e cila ofron ndihmën e parë për njerëzit e rrugës me veshmbathje, ushqim dhe një shtrat për të kaluar natën.

“Streha Tirana” synon krijimin e një mjedisi të ngrohtë, sa më pranë kushteve familjare për njerëzit në nevojë.