Tiranë: “Erfhad Stauber” një agjenci private punësimi për në Gjermani

672

1479432989aplikimi

Punëkërkuesit shqiptare do të kenë një kontakt më shumë në tregun e punës në Gjermani. Kompania “Erfhad Stauber” një agjenci private punësimi e licencuar në Shqipëri dhe në Gjermani do të bëjë trajnimet e punëkërkuesve shqiptare dhe aplikimet për të gjithë ata që kanë një kualifikim në fusha të ndryshme.

Në Gjermani prej një viti sipas autoriteteve janë të vlefshme rreth 50 mijë vende pune që mund t’i adresohen punëkërkuesve shqiptare.

“Erfhad Stauber” do të operojë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale në Shqipëri, si agjencia e 32-të e punësimit e licensuar nga organizata ndërkombëtare e punës ILO.

Burimi: Top Channel