Tiranë, nis ndërtimin e rrugës “Selaudin Bekteshi”

340

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, e cila ka nisur rikonstruksionin e segmentit “Selaudin Bekteshi”, banorët e Njësisë 4 do të kenë një rrugë krejt të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike.

Investimi në këtë rrugë përfshin ndërtimin me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës, e cila ishte kthyer në një shqetësim konstant për drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndërhyjë edhe për ndërtimin e mureve rrethues të rinj dekorativ, si dhe në mbjelljen e pemëve dekorative, të cilat do t’i japin një pamje tërësisht të re gjithë kësaj zone, si dhe do të rrisin vlerën e pronës së banorëve.