Tiranë, nis rindërtimi i shkollës “Servete Maçi”

437

Shkolla 9 vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Pas hapjes këtë vit të pesë shkollave, tre prej të cilave tërësisht të reja, Bashkia e Tiranës nisi rindërtimin nga themelet të shkollës “Servete Maçi”, duke e çuar në 4 numrin e shkollave që janë në proces rindërtimi për këtë vit.

Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”, ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8 në Rr. Dibrës. Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat tre mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn. Gjithashtu, shkolla e re është konceptuar që të jetë edhe si një qendër komunitare pasi është e pajisur me auditore, palestrën e brendshme, një teren sportiv të jashtëm dhe një oborr.