Ka përfunduar ndërhyrja tek rruga ”Sami Frashëri”, kjo është një rrugë mjaft e frekuentuar pasi të çon tek Parku i Liqenit. Ndërhyrja konsiston në lirimin e trotuareve nga ndërtimet pa leje dhe gjithashtu ristrukturimin e tyre dhe lulishteve përqark kësaj rruge.