Tiranë: Përfundon rikualifikimi urban i dy blloqeve “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo”

633

Dy blloqe të tjera banimi, “Dhimitër Kamarda” dhe “Kristaq Cipo” në lagjen “Ali Demi”, janë rikualifikuar plotësisht nga Bashkia e Tiranës, duke u shndërruar në dy hapësira çlodhëse. Banorët e këtyre dy blloqeve kanë tanimë, jo vetëm rrugë të rikonstruktuara, por edhe më shumë hapësira të gjelbra, kënde lojërash për fëmijë, mjedise sportive, si edhe hapësira për të moshuarit.

Ndërhyrja në këto dy blloqe, përveç lirimit të hapësirave të zëna pa leje, ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha, bordurave, trotuareve, pajisjen e rrugëve me ndriçim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme rrugore.