Tiranë, punime intensive për këndin e ri rekreativ te Liqenin Artificial

241

Një kënd i ri rekreativ, për të gjitha moshat pritet t’i shtohet parkut të madh të Liqenit Artificial.

Bashkia e Tiranës, me mbështetjen financiare të TIKA-s dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, po vijon punën për një shesh të ri çlodhës, me kënd lojërash për fëmijë dhe mjedis çlodhës për të rriturit.

Punimet për ndërtimin e këndit të ri të lojërave pritet të përfundojnë në 2019. Kjo zonë do të shndërrohet në këndin e dytë më të madh të lodrave në Tiranë, pas atij te liqeni në pjesën e Amfiteatrit.

Shumë prej banorëve që jetojnë në zonën e Kopshtit Zoologjik, Kopshtit Botanik apo Liqenit të Thatë do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë një kënd fantastik lodrash.
Sheshi i ri rekreativ po ndërtohet në një nga hapësirat e papërdorura të Parkut të Liqenit, në zonën jugore të tij me një sipërfaqe totale 5500 metra katror.