Tiranë, vijojnë punimet për rehabilitimin e varrezave të Sharrës

247

Varrezat e Sharrës po shndërrohen dita-ditës në një vend dinjitoz prehje për ata që nuk jetojnë më, por edhe për njerëzit që vizitojnë të afërmit e tyre. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të shpejta për të përfunduar projektin e rehabilitimit të plotë të varrezave të Sharrës, si dhe të gjithë infrastrukturës urbane të zonës, duke i dhënë një hyrje tjetër dinjitoze Tiranës nga Kombinati.