Tjetër hapësirë çlodhëse mes pallateve tek “Shallvaret” në Tiranë

8

Banorët e Njësisë 10 në Tiranë kanë një tjetër kënd çlodhës dhe argëtues për fëmijët. Hapësira e uzurpuar në këto 30 vite nga makinat dhe lokalet, është rehabilituar nga dhe është kthyer në një hapësirë me më shumë gjelbërim e module lojërash.

Sheshi ka 5 module lodrash për fëmijë dhe force, ulëse prej betoni të lyera dhe me vizatime të fushës së lojërave shah, dam e tresh.

Hapësira e sheshit është e shtruar me tapet gome e bar artificial si dhe e pajisur me ndriçim.