Majlinda Kelmendi ka fituar në gjysmëfinale ndaj Andreea Chitu duke kaluar në finale të Grand Prixit të Tel Avivit në Izrael.
Xhudistja nga Peja ka fituar pa problem dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Tel Avivit duke i fituar me ippon.
Fillimisht Majlinda mposhti në ndeshjen e parë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.
Me këtë fitore, Kelmendi e siguroi kalimin në çerekfinale, ku edhe aty shënoi fitore pa shumë problem.
Në çerekfinale, xhudistja pejane u takua me Fabienne Kocher nga Zvicra, të cilën gjithashtu e mposhti gjithashtu me ippon.
Kjo fitore bëri që Majlinda të shihet arrë e fortë në përballjen gjysmëfinale me rumunen Andreea Chitu në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale, u zhvillua luftë e fortë e cila shkoi në vazhdime, dhe aty Majlinda e tregoi forcën e vërtetë duke fituar me ippon.
Në finale, Majlinda do të përballet me izraeliten Gili Cohen, e cila mposhti bashkëvendësen e tij Gefen Primo.