“Toka në Shkollë”, një nga nismat më të dashura për nxënësit

8

Çdo ditë, para se të fillojë mësimi, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” ujisin bimët e mbjella nga ata në miniserrën e shkollës,  duke e nisur ditën me energji pozitive.

Në miniserrën e shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” Tiranë, ku është zbatuar një model shumë i mirë i projektit “Toka në Shkollë”, si një nga nismat tona më të dashura për nxënësit, mësuesit, por edhe prindërit dhe komunitetin.

Në miniserrën e shkollës “Sabaudin Gabrani” bashkë me nxënësit janë angazhuar edhe prindër e gjyshër të nxënësve, të cilët ndajnë përvojën e tyre bujqësore me fëmijët.

Sipas drejtoreshës së shkollës, prodhimet e miniserrës do të bëhen pjesë e një panairi, i cili synon të zhvillojë edhe aftësitë sipërmarrëse tek nxënësit. Të gjitha të ardhurat planifikohen të përdoren për pasurimin e lulishtes së shkollës.

/ata.gov.al