Rritja e pensioneve për 730 mijë të moshuar, ja sa do jetë shtesa dhe kush përfiton

186

Sipas vendimit të qeverisë, rreth 730 mijë pensionistë në mbarë vendin përfitojnë rritje pensioni me 2.8 %. Janë disa kategori që iu lind e drejta për të marrë një pagesë më të lartë pensioni. Të gjithë ata individë që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension për nënat me shumë fëmijë përfitojnë këtë indeksim prej 2.8 %.

Rritjen e pensionit e përfitojnë edhe disa skema si: skema e trajtimit financiar të ushtarakëve, skema e ish punonjësve të nëntokës, skema e pensioneve suplementare të punonëjsve të lartë të shtetit, etj.

Sipas vendimit të qeverisë, shtesa minimale kap shifrën prej 369 lekësh në muaj ndërsa shtesa maksimale arrin në 980 lekë, kjo bazuar në masën e pensionit. Pra sa më e madhe të jetë masa, aq më e lartë është shtesa e përfituar