Toyota po projekton makinën elektrike, me energji diellore

34

Edhe makinë elektrike, edhe me energji diellore pa pasur nevojë për karikim, tingëllon tepër e bukur, por e pamundur. Megjithatë, me evoluimin e teknologjisë, kemi parë që ajo që dikur konsiderohej e paarritshme, edhe mund të bëhet!

Toyota, Sharp dhe NEDO (Organizata e Re për Zhvillimin e Energjisë dhe Teknologjisë Industriale të Japonisë) kanë bashkuar forcat për të shpresuar ta bëjnë realitet këtë makinë.

Duke bërë bashkë panelet më të mira diellore në treg, me bateritë më efikase në dispozicion,  për të mos përmendur vite përvojë me prodhim makinash,  kompanitë shpresojnë, teorikisht, të prodhojnë një automjet që mund të funksionojë përgjithmonë.

“Avantazhi i makinës diellore është se, ndërsa nuk mund të udhëtojë në  distancë të gjatë, është  e pavarur nga pajisjet e karikimit” tha menaxheri i projektit nga Toyota, Koji Makino, për Bloomberg.

Një nga pengesat kryesore me makinat plotësisht elektrike është se, edhe nëse shitjet e tyre do të tejkalonin ato të automjeteve me bazë nafte, ‘historia’ e makinave elektrike vazhdon, me karikimin, që kërkon hapësirë dhe fonde të mëtejshme.

Nga ana tjetër, dielli siguron energji të disponueshme pa nevojën për karikim dhe me zero kosto shtesë.