Transporti ajror, mbi 2.6 milionë pasagjerë zgjedhin Rinasin

38
????????????????????????????????????

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 2.656.935 pasagjerë duke u rritur me 2.2 herë, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2020.

INSTAT bën të ditur se, gjithashtu edhe numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në nëntor 2021 u rrit me 3,1 herë, krahasuar me Nëntor 2020, teksa transporti ajror i pasagjerëve zë aktualisht 86,8% të transportit gjithsej.

Sipas INSTAT tregues në rritje konfirmohen edhe për numrin e udhëtarëve që përdorën transportin detar.

Në nëntor 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 33.881 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2020, ky tregues është rritur 61,2%.

Ndërsa në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 803.657 pasagjerë, duke u rritur me 2,3 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është ulur me 46,3%.