Tre shkencëtare shqiptare mes ajkës së shkencëtarëve botërore

95

Duke përdorur rezultatet e publikimeve në SCOPUS, ekspertët e Universitetit të Stanfordit në SHBA kanë botuar listën e plotë të 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë (Ëorld’s Top 2% Scientists).

Prof. John PA Ioannidis dhe kolegët e tij në Universitetin Stanford përpiluan studimin, që është botuar më 10 tetor 2022 në Elsevier.

Në listën e karrierës bëjnë pjesë akademikët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, shkencëtarët tanë të shquar Nazim Gruda, Arben Merkoçi e Arjan Durrësi, në listën për vitin 2021 Nazim Gruda dhe Arben Merkoçi.

Metrikat e citimeve përdoren gjerësisht dhe ndonjëherë edhe keqpërdoren.

Botimi i Universitetit të Stanfordit në Elsevier është vlerësimi më i saktë. Ai ofron një informacion të standardizuar mbi citimet, indeksin-h, indeksin-hm të rregulluar nga bashkëautorësia, dhe një tregues tjetër të përbërë shkallën-c. Shkalla-c fokusohet në citimet dhe jo në numrin e botimeve, duke përfshirë gjithashtu edhe informacione për bashkëautorësinë dhe pozicionet e autorit (autori i vetëm, i parë, i fundit).

Në studim jepen të dhëna të veçanta për ndikimin gjatë tërë karrierës dhe në veçanti për ndikimin e vetëm të vitit të fundit 2021. Metrikat kushtojnë kujdes edhe përjashtimit të vetë-citimeve si edhe raportin e citimeve ndaj punimeve.

Studimi në fjalë është i katërti i këtij lloji dhe mbështet në të dhënat e 1 shtatorit 2022 nga SCOPUS, të ofruara nga Elsevier përmes ICSR Lab (https://www.elsevier.com/icsr/icsrlab), përditësuar deri në fund të vitit të citimit 2021.  https://elsevier.digitalcommonsdata.com/data…/btchxktzyw/4