Nxitja e sportit/ Inaugurohet fusha e re, Orikumi me stadium modern

18

Për qytetin e Orikumit sot ka qenë një ditë e veçantë feste, teksa skuadra e KF Orikut nga sot e tutje do të rikthehet të luajë në stadiumin e vet, që tashmë ka një fushë të re dhe moderne, falë investimit të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës.

Një ndërhyrje që i ka ndryshuar totalisht imazhin stadiumit të Orikumit dhe që ofron kushte shumë të mira për këtë skuadër, por edhe për ekipet e moshave dhe fëmijët e angazhuar në futboll.

Përveç inaugurimit të fushës së re, gjatë këtij aktiviteti u shpërndanë edhe baza materiale për ekipet e moshave të kësaj njësie administrative në kuadër të projektit madhor të FSHF-së “Uniforma Ime” që po jep një impakt shumë të madh në zhvillimin e futbollit të moshave.