Tregjasi i vjetër, historia e veçantë e një fshati

252

Tragjasi është një vendbanim i periudhës së vonë bizantine, i themeluar nga të ardhur prej viseve përreth. Emri i fshatit përmendet për herë të parë në burimet dokumentare të vitit 1432. Në sipërfaqen e kodrës ku shtrihet vendbanimi ruhen gjurmët e një numri banesash, të ndërtuara me gurë.

Pjesa kryesore e ndërtimeve janë dykatëshe, ku kati përdhes përdorej si katua, ndërsa ai i sipërm për banim. Në vitin 1848, fshati vizitohet nga shkrimtari dhe peizazhisti i famshëm anglez Edward Lear, i cili përveç përshkrimit të traditave dhe momenteve nga jeta e përditshme e banorëve, jep një përshkrim interesant të arkitekturës së banesave, të cilat na transmetojnë një pamje të gjallë të Tragjasit rreth mesit të shek. XIX.

Natyra luftarake e banorëve të fshatit dhe qëndresa e tyre ndaj pushtimit nazist, çoi në shkatërrimin e fshatit dhe në braktisjen e tij përfundimtare në vitin 1944. Popullsia e fshatit të vjetër të Tragjasit u zhvendos në fshatin e ri, pranë detit.