Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në spitalin e Durrësit

39

Për herë të parë në spitalet publike, në spitalin e Durrësit është realizuar ndërhyrja e nefrektomisë, apo heqjes së veshkës me metoda të avancuara, nëpërmjet laparoskopisë.

Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në spitalin e Durrësit, e dr. Shkëlqim Ferkos, dr. Ervis Agastra, dr. Mimoza Kamberi dhe instrumentar Orman Cyrbja që kanë realizuar jo vetëm këtë ndërhyrje shumë të ndërlikuar, por edhe intervente të tjera të kompleksitetit të lartë në spitalin rajonal të Durrësit.

Laparoskopia është një metodë me anë të së cilës kontrollohet barku nëpërmjet një pajisjeje të quajtur teleskop, i cili, me teknologjinë e përparuar që përdoret sot, përdor një sistem me fibër optike me dritë të ftohtë. Në të njëjtën kohë, ai monitoron barkun nëpërmjet një sistemi optik dhe mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale.