Tregtia me Kosovën, pikë e përbashkët doganore në Durrës

270

Bizneset kosovare do të kenë mundësi, që mallrat e importuar përmes Shqipërisë t’i zhdoganojnë në Durrës. Ministrat e Financave të dy vendeve ranë dakord në Tiranë për hapjen e një pike të përbashkët doganore.

Dy qeveritë kanë ngritur edhe një grup të posaçëm pune, i cili po evidenton barrierat tregtare mes dy vendeve.

Të dy ministrat mendojnë se kjo është e vetmja rrugë për të nxitur tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës duke e shfrytëzuar këtë rast për t’ju përgjigjur kërkesave publike nga krerët e dhomave të tregtisë së dy vendeve për subvencione dhe politika proteksioniste.