Tregu i sigurimeve në vitin 2024 shënoi rritje, me të ardhurat që arritën 24.5 miliardë lekë, 7% më shumë se në 2023. U lidhën rreth 1.6 milionë kontrata sigurimi, një rritje prej 8.84%. Sigurimet Jo-Jetë dominuan tregun me 91.5% të primeve totale, ndërsa sigurimet e Jetës kontribuan me 8.45%. Sigurimet e detyrueshme përbënin 61.45% të tregut, ndërsa ato vullnetare 38.55%. Dëmet e paguara arritën 8.7 miliardë lekë (+24%), me dëmet motorike që u rritën me 30%.
Referenca: ata.gov.al