95 jahte turistike janë ndalur në Portin e Durrësit nga 1 janari deri më 18 shtator të 2020.
Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi sot se në kalatën nr.4 janë të akostuar dy jahte, “Lana” dhe “Gatto”.
Pavarësisht situatës së krijuar prej pandemisë së COVID-19, sërish Shqipëria ishte një destinacion për shumë turistë të huaj.
Referuar të dhënave të bëra zyrtare nga numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin e vitit 2020 është 1.169.610, ndërsa vetëm gjatë muajit korrik numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë llogaritet 387.716.