Turistët VIP, ja me sa u rriten flurimet me charter gjatë 2019

21

Fluturimet çarter të pasagjerëve në vendin tonë, u rritën me 10% gjatë vitit 2019.

Mbi 324 mijë  turistë të huaj përdorën linjat çarter të fluturimeve për në Shqipëri, ku avionët direkt nga Polonia përbëjnë pjesën më madhe të trafikut të çarterave. Ndërsa turistët polakë zunë vendin e parë për numrin më të lartë të turistëve të huaj që hynë në vendin tonë gjatë vitit të kaluar.

Sipas statistikave, në 2019, nga Polonia në Shqipëri erdhën çartera nga 5 qytete të Polonisë. Gjithsej rreth 103 mijë pasagjerë fluturuan në Rinas nga këto destinacione, ku kryesimin e mban Katovica, e ndjekur nga Varshava.

Ndërsa gjatë vitit që kaloi Shqipërinë e kanë vizituar një numër rekord prej 6.4 milionë të huajsh, me një rritje prej 8.1% në krahasim me vitin 2018, sipas INSTAT. Rreth 705 e hyrjeve ishin nga pesë shtete: Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Mali i Zi.