Turizmi, edhe 2020 nis pozitiv/ Rritet numri i vizitorëve të huaj, ja shifrat

25

Turizmi e ka nisur me shifra në rritje edhe vitin 2020. Instituti i Statistikave raporton se në muajin janar Shqipërinë e vizituan rreth 250 mijë shtetas të huaj, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turizmi vazhdon të dominohet nga vizitorët e vendeve fqinje. Për janarin, 75% e vizitorëve të huaj erdhën nga vendet me të cilët Shqipëria ka kufij tokësorë. Jashtë rajonit, rritje të ndjeshme regjistroi numri i vizitorëve nga Polonia, Anglia dhe Spanja.

Turizmi po regjistron prej vitesh një tendencë pozitive, e shprehur në rritje të numrit të turistëve dhe të kontributit të këtij sektori në ekonomi. Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 6.4 milionë shtetas të huaj, numri më i lartë vjetor i vizitorëve të huaj i regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, të ardhurat në bilancin e pagesave në zërin “udhëtime” vetëm për 9-mujorin e vitit 2019 kishin vlerën e 1.64 miliardë eurove. i