Turizmi i natyrës/ Korça dhe Shkodra më të preferuarat, qyteti që shënoi rekord të vizitave!

55

Korça dhe Shkodra janë dy qarqet më të vizituara në Shqipëri, sa i përket turizmit të natyrës.

Sipas Monitor, qarku i Korçës regjistroi nga janari në qershor 628 mijë vizitorë duke përbërë kështu rreth gjysmën e vizitorëve totalë të natyrës. Në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë rritja është me 21.7 për qind.

Qarku i dytë me më shumë vizitorë në zonat e mbrojtura natyrore është Shkodra me 213 mijë ndërkohë që pas saj vijnë Fieri, Durrësi dhe Vlora.

Por cilat janë disa nga parqet dhe zonat më të frekuentuara për secilin qark?

Për qarkun Korçë janë zona e Prespës me Bashkinë Pustec, Liqenet akullnajorë në Ersekë, pylli i Fazanëve, Burimet e Vronomerit, lugina e Gjergjovicës, Liqeni i Pogradecit, Bredhi i Drenovës, Guri i Nikës.

Për qarkun Shkodrër disa nga zonat më të vizituara janë Alpet e Shqipërisë(Theth, Valbonë, Lumi i Gashit), Liqeni i Shkodrës, Lugina e Shalës.