Ua kalojnë ekselentëve/ Pse studentët mesatarë bëhen menaxherë më të mire?

87

Jetojmë në një botë ku gati çdo prind i inkurajon fëmijët që të shkëlqejnë në shkollë. Madje, nëse është e mundur të marrin rezultatet maksimale në çdo lëndë.

Më pak se aq do të cilësohej shpesh si zhgënjim nga ana e fëmijëve për prindin. Teza që mbështetet është sigurisht, që ai që shkëlqen në shkollë shkëlqen kudo në jetë. West Point ka bërë një studim për të sapodiplomuarit për të parë vijueshmërinë e tyre dhe llojin e karrierës.

Ajo që gjeti që zbuloi është se kur bëhej fjalë për oficerët e përgjithshëm kryesorë të Ushtrisë në Shtetet e Bashkuara, njerëz të cilët udhëheqin mijëra njerëz dhe menaxhojnë buxhete miliarda dollarësh, numri më i lartë i tyre nuk ishin student ekselence.

Kjo pasi udhëheqja, rrallë herë ka të bëjë me intelektin e pastër. Ndërsa studentët absolut janë kontribues të mëdhenj mbase si shkencëtarë apo inxhinierë dhe profesorë, ata mund të mos kenë zhvilluar të njëjtat aftësi ndërpersonale që studentët mesatarë kanë pasur mundësinë ta bëjnë.

Edhe pse sistemi i sotëm arsimor e trajton të mësuarin si një linjë prodhimi talentesh, e vërteta është se ka aftësi që janë shumë më të rëndësishme për suksesin sesa notat, siç janë të mësosh të punosh dhe të ndërveprosh me të tjerët. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi notave, por se ka aftësi të tjera po ashtu të vlefshme, që shkojnë përtej librave.