“Uber Air”, së shpejti taksitë fluturuese

26

“Uber Air” për herë të parë pritet që të mbushë zbrazëtirat e taksive ajrore, apo të thënë ndryshe futuriste.

Si pjesë e zbulimit, ky test do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë se sa një udhëtim “Uber Air”, do të kushtojë, por thuhet se do të jetë më i lirë se sa një udhëtim me helikopter.

Uber njoftoi gjithashtu se pret që platforma e transportit ajror,  të jetë në dispozicion të qytetarëve në fund të 2023, pas testimeve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Fluturimet e para parë të taksisë “Uber Air” do të nisë në Dallas, Teksas si dhe në Los Anxhelos, përpara se të dalin në zona të tjera në të ardhmen.

Taksia ajrore do të mbajë 4 pasagjerë dhe fluturimet nuk do të kenë ndërpreje, por shkojnë direkt në destinacion.