Ulen me 17% tarifat celulare në Shqipëri, abonentët do të paguajnë më pak

105

Nga muaji dhjetor kanë hyrë në fuqi tarifat e reja celulare. Bëhet fjalë për tarifat me shumice mes operatorëve të cilat Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vendosi ti ulë me 17 %.

Kjo do të thotë se nga data 1 dhjetor, tarifa e terminimit, pra tarifat mes kompanive kushtojnë 1.22 lekë për minute pa TVSH.

Paralelisht AKEP parashikon të marrë një vendim të dytë në vitin 2019, me të njëjtin synim uljen e mëtejshme të tarifave. Është llogaritur që në dhjetor të 2019, tarifa e terminimit nga 1.22 lekë që është aktualisht, të ulet në 1.11 lekë.

Sipas të dhënave numri i kartave aktive në fund të viti 2017 arriti në 3.2 milion, me një rënie prej 5.9% krahasuar me një vitin paraardhës.

Hyrja në fuqi e tarifave të reja të terminimit nënkupton që llogaritjet e operatorëve për pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë drejt një operatori tjetër (p.sh. nga Vodafone te Telekom Albania) për muajin dhjetor do të llogariten sipas këtyre vlerave të ulura dhe pritet të reflektohen në uljen e tarifave përfundimtare që paguajnë abonentët për thirrjet celulare jashtë rrjetit (të barabarta me ato brenda rrjetit)