Unaza Veriore e Tiranës, projekti zhvillon zonën e lehtëson trafikun

40

Unaza Veriore e Tiranës është një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit.

Vijon puna në të gjitha lotet e Unazës Veriore të Tiranës, një nga projektet më të rëndësishëm për zhvillimin e zonës, si dhe për lehtësimin e trafikut brenda qytetit.

Realizimi fizik ka arritur në masën 25%.

Ky projekt do të përmbyllet brenda afatit, duke bërë të mundur jo vetëm lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet, por edhe zhvillimin e kësaj zone.

Unaza Veriore e Tiranës ka një gjatësi prej afro 8.5 kilometrash dhe është e ndarë në shtatë lote.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës është një investim ambicioz që i jep zgjidhje fluksit të qarkullimit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë zonës ku kalon.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

/ata.gov.al