FOTOT/ Përfundon një tjetër aks, gati rruga që lidh “hambarin” e jugut

479

Rruga e re që lidh Beratin me Fierin, është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit që ka përfunduar. Ky aks ka ndikim të fortë në zhvillimin e ekonomisë dhe të bujqësisë rajonale.

Kjo vepër e infrastrukturës rrugore lehtëson qarkullimin dhe i vjen në ndihmë banorëve për daljen më shpejt në me prodhimet e tyre bujqësore të zonës Berat, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit.

Kjo rrugë është një arterie e rëndësishme jo vetëm për bashkinë e Berat dhe Fier, por edhe lidhjen e qarkut të Beratit me jugun e Shqipërisë, me Fierin e Vlorën e më tej pasi prodhimet e kësaj zonë dalin më shpejt në treg.