Universiteti i Mjekësisë heq tarifat e shërbimeve

155

Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të mbështesë kërkesat e studentëve.

Në një vendim të fundit të senatit të Universitetit të Mjekësisë është rënë dakord që të hiqen të gjitha tarifat e shërbimeve për studentët.

Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i kërkoi çdo fakulteti të bëjë një analizë të plotë të kostove financiare për çdo program studimi dhe t’i paraqesë ato për vlerësim në Senatin Akademik dhe Bordin e Administrimit.

Gjithashtu, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit vendosi të realizojë një audit të gjerë të aktivitetit akademik dhe financiar të Fakulteteve përkatëse për 10 vitet e fundit dhe UMT-së prej ditës të konstituimit të tij me synim evidentimin e problematikave dhe korrigjimin apo përmirësimin e tyre.