USAID, financime për 31 agrobiznese në pronësi të grave

11

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar  (USAID) në Shqipëri është angazhuar për të rritur mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në frymën e barazisë gjinore.

USAID/Albania, bën të ditur se, “Në mënyrë që të ndihmojë rritjen e bizneseve të qëndrueshme, Qeveria e SHBA ka subvencionuar mundësi për agrobizneset e drejtuara nga gratë në të gjithë vendin”.

Që nga viti 2016, projekti SmartCapital i USAID-it, i zbatuar nga Creative Business Solutions, ka siguruar qasje në 1.4 milion dollarë financime për 31 agrobiznese në pronësi të grave.

“Kjo rritje bëhet e mundur përmes ndihmës teknike për aplikime për grante dhe për kredi. LORES, një platformë referimi kredie, e krijuar për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla e të mesme të marrin qasje në kapital ka bërë gjëra të mahnitshme”- thekson USAID.