Kryesore Aktualitet Vajzat shqipt...

Vajzat shqiptare lënë pas djemtë në literaturë, matematikë dhe shkencë

23

Testimi global i dijeve për 15 vjeçarët, PISA 2018, konfirmoi një tendencë të re në Shqipëri, duke vërtetuar se vajzat po mësojnë më shumë se djemtë në tre drejtimet kryesore, literaturë, matematikë dhe shkencë.

Në të gjitha vendet dhe ekonomitë që morën pjesë në testin e PISA 2018, vajzat i tejkaluan ndjeshëm djemtë në literaturë. Në vendet e OECD vajzat morën mesatarisht 30 pikë më shumë se djemtë. Ndërsa në Shqipëri ky hendek ishte edhe më i lartë, pasi vajzat tejkaluan djemtë me 38 pikë.

Gjithashtu në matematikë, vajzat shfaqen ngjashmëri me djemtë.

Në të gjithë vendet e OECD, djemtë i tejkaluan vajzat me pesë pikë në matematikë.

Vajzat në Shqipëri patën rezultate shumë më të larta se djemtë në shkencë. Në vendet e OECD vajzat i tejkaluan djemtë në shkencë mesatarisht me 2 pikë, ndërsa në Shqipëri vajzat i tejkaluan djemtë më 16 pikë.

Nga nxënësit me përformancë të lartë në matematikë ose shkencë, rreth dy në pesë djem në Shqipëri kanë dëshirë të punojnë si inxhinier ose profesionist i shkencës në moshën 30 vjeç, ndërsa një në katër vajza dëshiron të jetë inxhiniere ose të merret me shkencë në të ardhmen.

Një në tre vajza me përformancë të lartë në Shqipëri dëshiron të bëhet mjeke, ndërsa një në katër djem dëshiron të bëhet mjek.