Vaksinohen edukatorët dhe mësuesit, 368 mijë vaksina falas kundër gripit këtë vit

17

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se vijon programi i vaksinimit kundër gripit për edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë, 368 mijë doza vaksine kundër gripit janë siguruar falas nga qeveria shqiptare për grupet më të rrezikuara, mjekët, infermierët, mësuesit, edukatoret, fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët kronik.

Në të gjitha qendrat shëndetësore kudo në vend po kryhet vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskut, të cilët janë të parët që e përfitojnë.

Këtë vit numri i vaksinave është rritur në 368 mijë doza vaksina kundër gripit, kundrejt 70 mijë dozave që ishin në vitin 2019.