Kompania Apple ka lajmëruar që së shpejti do të lançohet versioni i ri i iOS 12.1.4.
Ky version pritet të rregullojë një problem të përdoruesve të iPhone dhe iPad.
iOS 12.1.4 do të rregullojë problemin tek bisedat në FaceTime. Më herët ka qenë e mundur të përgjohen bisedat në FaceTime por me versionin e ri nuk do të jetë e mundur.
Ndërkohë kontrollojeni herë pas here telefonin nëse ka ardhur versioni i ri, pasi pritet nga momenti në moment që të lançohet.