VIDEO/ Korsi për biçikleta dhe riasfaltim, ja si është transformuar Unaza

136

Unaza e Meme është rehabilituar së fundmi falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës gjatë verës, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Janë realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe janë riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës, do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Korsi të dedikuar do të kenë edhe autobusët, duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ.